+381 38 123 456

[email protected]


Shpërblimin për gazetari dhe letërsi “REXHAI SURROI” 2017

Në shenjë respekti dhe kujtimi të gazetarit, shkrimtarit, politikanit dhe diplomatit kosovar, që nga sot, “Grupi KOHA” fton të gjithë autorët dhe gazetarët e interesuar që të garojnë për:

  1. Shpërblimin “Rexhai Surroi” për romanin më të mirë shqiptar,  dhe
  2. Shpërblimin “Rexhai Surroi” për gazetari të shkruar 
PROCEDURA:
Për Romanin e Vitit:
  1. Shpërblimi do të ndahet për romanin më të mirë shqiptar të vitit, sipas vlerësimit të jurisë më datë 22 dhjetor 2017.
  2. Të gjithë autorët e interesuar ftohen që t’i prezantojnë veprat e tyre të botuara në vitin paraprak, apo të pabotuara, deri më 30 shtator 2017. Do të jetë përgjegjësi e jurisë që, duke e përdorur vlerësimin e pavarur të anëtarëve, pasuar nga konsultimi grupor, të vendosë për seleksionimin dhe renditjen e veprave të ofruara.
  3. Veprat që kanë konkurruar për Shpërblimin në vitin 2015, nuk do të merren në shqyrtim.
  4. Veprat e botuara apo të pabotuara të cilat garojnë për këtë shpërblim duhet të dërgohen në formë elektronike, së bashku me formularin e plotësuar, në adresën elektronike [email protected] me shënimin: “Për romanin më të mirë shqiptar”
  5. Fletëparaqitjes duhet bashkëngjitur një biografi të shkurtër dhe një fotografi. Formulari mund të shkarkohet nga ueb faqja www.surroi.net.
  6. Fletëparaqitjet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.
  7. Kandidatët duhet parashtruar edhe çfarëdo informate tjetër shtesë në lidhje me veprën me të cilën konkurrojnë në garë. Ata mbajnë përgjegjësi të plotë materiale dhe morale për autenticitetin e veprës.
  8. Të drejtë konkurrimi kanë autorët shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare përfshirë edhe Diasporën.
  9. Anëtarët e Jurisë apo anëtarët e familjeve të tyre të ngushta, nuk mund të marrin pjesë në këtë garë.
Për gazetari të shkruar: 
  1. Shpërblimi për gazetari, sipas vlerësimit të jurisë, ndahet më datë 22 dhjetor 2017.
  2. Të gjithë gazetarët e interesuar, e që janë të punësuar në të përditshmet kosovare, ftohen që t’i prezantojnë më së shumti dy shkrime të veçanta autoriale apo bashkautoriale, të botuara në njërën prej të përditshmeve kosovare. Për garë do të merren parasysh temat hulumtuese, reportazhet komentet dhe do të përjashtohen temat ditore. Tekstet e botuara nëpër portale, i nënshtrohen diskrecionit të Jurisë nëse pranohen në garë apo jo.
  3. Shkrimet e botuara prej 1 nëntorit 2016 deri më 31 tetor 2017, duhet të dorëzohen më së voni më 1 nëntor 2017. Për hir të lehtësimit të rrjedhës së vlerësimit të shkrimeve nga ana e jurisë, kandidatëve u sugjerohet që të mos e presin afatin e fundit për paraqitjen e shkrimeve.
  4. Do të jetë përgjegjësi e jurisë që, duke e përdorur vlerësimin e pavarur të anëtarëve, pasuar nga konsultimi grupor, të vendosë për seleksionimin dhe renditjen e teksteve të ofruara.
  5. Shkrimet e botuara të cilat garojnë për këtë shpërblim duhet të dorëzohen, së bashku me formularin e plotësuar, në adresën elektronike shpë[email protected] me shënimin: “Për gazetari të shkruar”
  6. Formularit duhet bashkëngjitur një biografi të shkurtër dhe një fotografi.
  7. Anëtarët e Jurisë nuk mund të marrin pjesë në këtë garë.
SHPËRBLIMET 

Për romanin më të mirë shqiptar të vitit

Veprat konkurruese do të jenë ato që janë botuar kudo nëpër trojet shqiptare gjatë vitit paraprak kalendarik, apo edhe veprat e pabotuara të cilat duhet të dorëzohen para datës 30 shtator 2017.

Fituesit të garës do t’i takojë shpërblimi në lartësi prej 1.500 € (njëmijëepesëqindeuro) si dhe botimi i garantuar i romanit nga Shtëpia Botuese “KOHA” për veprat e pabotuara, kurse te veprat tashmë të botuara, ribotimi vetëm në rast marrëveshjeje me shtëpinë botuese origjinale apo me autorin. 

Për gazetari të shkruar

 Shkrimet konkurruese do të jenë ato që janë botuar në njërën nga të përditshmet kosovare prej 1 nëntorit 2015 deri më 31 tetor 2017, e të cilat duhet të dorëzohen para datës 1 nëntor 2017.

 Fituesit të garës do t’i takojë shpërblimi në lartësi prej 1.000 € (një mijë euro).